
Dyshohet se një këmbësor është goditur për vdekje në Fushë Kosovë
Një këmbësor dyshohet se është goditur për vdekje sonte.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë.
Siç raporton Indeksonline, në vendin e ngjarjes janë dalë edhe ekipet e hetuesisë, transmeton Klankosova.tv
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje.