HomeAktualeDy zyrtarë policorë gjermanë përfundojnë praktikën në Kosovë

Dy zyrtarë policorë gjermanë përfundojnë praktikën në Kosovë

spot_img

Policia e Kosovës ka përmbyllur me sukses të lartë programin dyjavor të shkëmbimit të përvojave dhe praktikës profesionale, në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Universitetin Policor të Brandenburg-ut nga Gjermania.

Nga data 8 deri më 19 qershor 2026, institucioni ynë priti dy zyrtarë policorë nga ky universitet gjerman, duke shënuar një hap shumë të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve akademike dhe trajnuese profesionale ndërmjet dy vendeve.

Ky program shërbeu si një platformë e shkëlqyeshme promovuese për të shfaqur kapacitetet tona të larta institucionale dhe standardet moderne evropiane që Policia e Kosovës reflekton në rrafshin ndërkombëtar.

Gjatë kësaj periudhe, zyrtarët policorë gjermanë realizuan vizita të rëndësishme dhe bashkëbisedime të nivelit të lartë profesional në Departamentin e Njësive Speciale, Departamentin e Hetimeve, Departamentin e Kufirit, Departamentin e Rendit Publik dhe Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ku analizuan nga afër metodologjitë bashkëkohore të policimit operativ dhe strategjik.

Agjenda zyrtare përfshiu gjithashtu një vizitë të veçantë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, si një konfirmim i mbështetjes së ndërsjellë diplomatike dhe bashkëpunimit të palëkundur bilateral në fushën e sigurisë.

Zyrtarët policorë nga Gjermania patën rastin të shohin dhe të vizitojnë edhe vende të kulturës dhe historisë sonë të lavdishme.

Ky proces i rëndësishëm i shkëmbimit akademik dhe taktik u menaxhua me profesionalizëm të lartë nga mentorët e Departamentit të Burimeve Njerëzore/Divizionit të Trajnimeve, duke gëzuar përkrahjen e plotë të autoritetit të drejtorit të Përgjithshëm dhe menaxhmentit të lartë të Policisë së Kosovës.

Përmes këtij suksesi, Policia e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të ardhmen që të thellojë këtë partneritet strategjik me palën gjermane, duke synuar projekte të reja të përbashkëta akademike, shkëmbim të mëtutjeshëm të ekspertizës dhe avancim të vazhdueshëm të standardeve profesionale policore.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...