Dy të plagosur pas sulmeve ruse në Kharkiv të Ukrainës
Dy persona janë plagosur pas sulmeve ruse në qytetet Kupiansk dhe Vovchansk, në rajonin e Kharkivit kanë bërë të ditur autoritetet atje.
“Një 52-vjeçar u dërgua në spital për trajtim pasi u plagos”, ka bërë të ditur administrata ushtarake në Kharkiv, shkruan Sky News.
Ndërkohë, një grua 36-vjeçare ka mbetur nën rrënoja, të cilës i është dhënë kujdes mjekësor pasi është shpëtuar.