Dy qytetarë gjejnë një kulet me 1030 euro, e dorëzojnë në polici

Dy qytetarë gjejnë një kulet me 1030 euro, e dorëzojnë në polici

Sot rreth orës12:00 kanë ardhur në Stacionin Policor Viti dy qytetarë dhe deklaruan se në rrugën “Adem Jashari” në Viti kanë gjetur një portofol me (1030) njëmijë e tridhjet euro si dhe dokumente personale.

Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur ta identifikojë personin që i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishte edhe qytetarët që e kishin gjetur portofolin.

Pronari i portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palët qe i kanë kthyer portofolin.