HomeSportDy golat e Bilalit i sjellin Gjilanit fitoren e dytë

Dy golat e Bilalit i sjellin Gjilanit fitoren e dytë

spot_img

Gjilani ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin e ri, duke shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në Albi Mall Superligën e Kosovës. Skuadra gjilanase ka triumfuar si mysafire ndaj Llapit me rezultat 2:0, në përballjen e zhvilluar, të dielën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte Oltion Bilali, i cili me dy golat e realizuar në pjesën e parë vulosi triumfin e kuqebardhëve.

Goli i parë erdhi në minutën e 19-të. Pas një aksioni të ndërtuar mirë nga mysafirët, Arbër Potoku asistoi për Bilalin, i cili me një goditje të saktë me kokë e mposhti portierin vendas.

Gjilani e dyfishoi epërsinë katër minuta para përfundimit të pjesës së parë, kur Bilali shënoi edhe një herë, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të sigurt para pushimit.

Në vazhdim, Llapi tentoi të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes dhe pati disa raste të mira shënimi, përfshirë edhe një goditje në shtyllë. Megjithatë, mbrojtja e Gjilanit dhe intervenimet e portierit Çoriq nuk lejuan ndryshimin e rezultatit.

Me këtë fitore, Gjilani ka marrë maksimumin e pikëve në dy xhirot e para dhe konfirmon një nisje pozitive të edicionit, ndërsa Llapi ende nuk ka arritur të gjejë pikët e para në këtë kampionat.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...