Dy ekipet nga Ferizaj kampion të Kupës së Kosovës në hendboll

Dy ekipet nga Ferizaj kampion të Kupës së Kosovës në hendboll

Të dielën u zhvilluan ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në hendboll. Të dy ndeshjet ishin plot emocione dhe dhuruan atmosferë të veçantë për publikun.

Në konkurrencën e femrave u shpall kampion Ferizaji, ndërsa në konkurrencën e meshkujve Kastrioti. Kupën për klubin e Ferizajit, në konkurrencën e femrave e ndau kryeministri Albin Kurti, ndërsa medaljet për ekipin zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani.

Ndërsa në konkurrencën e meshkujve, Kupën e ndau kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini. Urime të dy ekipeve për fitoren dhe përgëzime Federatës së Hendbollit të Kosovës për organizimin.