Duro përjashtohet nga ”Big Brother VIP 3”: Ruhuni nga unë se kur kam rra*ur dhe gruan

Duro përjashtohet nga ”Big Brother VIP 3”: Ruhuni nga unë se kur kam rra*ur dhe gruan

Klodian Duro skualifikohet nga “Big Brother Albania VIP 3”. Shkak është bërë një deklaratë shokuese pas spektaklit të mbrëmshëm, që është cilësuar e papranueshme.

“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara. Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”, është njoftimi Vëllait të Madh, lexuar pak minuta më parë në shtëpi.

Duro mburret se ka dhunuar gruan. Përveçse aktit të shëmtuar, Klodian Duro merr guximin ta thotë edhe me krenari në sytë e publikut se ka dhunuar gruan e tij. Teksa pinte, ai i është drejtuar me një ton dhe fjalor tepër të ashpër ndaj Rikes.

“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”.

Dy vjet më parë Gjykata e Tiranës e dënoi Klodian Duron me 6 muaj heqje lirie. Ai u akuzua për tre vepra penale si “Dhunë në familje”, “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Ai u arrestua më 27 mars të vitit 2020 pas një denoncimi të ish-bashkëshortes së tij për dhunë dhe përndjekje. Gjykata vendosi shqyrtimin e çështjes me gjykim të shkurtuar, ndërkohë që Duro qëndronte nën masën ”arrest shtëpie”.