Dukagjini mposht Feronikelin 74 dhe ngjitet në pozitën e gjashtë

Dukagjini mposht Feronikelin 74 dhe ngjitet në pozitën e gjashtë

Në ndeshjen e vetme të zhvilluar këtë të diel në kuadër të xhiros së 31-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, Dukagjini ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Feronikelit 74, me rezultat 2:1.

Përkundër faktit se mysafirët nga Drenasi kaluan të parët në epërsi, falë golit të Sokol Kiqinës në minutën e 25-të, vendasit nga Klina nuk u dorëzuan dhe realizuan përmbysjen në pjesën e dytë. Hekuran Berisha barazoi shifrat në minutën e 48-të, ndërsa Egzon Sinani vulosi fitoren me golin e dytë në minutën e 72-të.

Me këtë fitore, Dukagjini ka arritur të ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 40 pikë, ndërsa Feronikeli 74 mbetet në fund të renditjes me 15 pikë dhe tashmë ka humbur çdo shpresë për mbijetesë në elitë.