Dukagjini merr pikët e plota në Drenas

Dukagjini merr pikët e plota në Drenas

Skuadra e Dukagjinit shënoi fitoren e dytë radhazi në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke mposhtur Feronikelin 74, me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së katërt.

Ndeshja, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, i dha Dukagjinit një fitore të vlefshme, falë golave të shënuar nga qendërmbrojtësi Ilir Syla dhe sulmuesi Ebrima Jatta.

Syla realizoi me një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zonës në minutën e 13-të, ndërsa Jatta siguroi fitoren me golin e tij në minutën e 58-të. Për Feronikelin 74, kjo është disfata e katërt radhazi dhe aktualisht skuadra renditet në fund të tabelës.