
Dua Lipa ka lënë duhanin, këngëtarja zbulon arsyen
Dua Lipa ka kaluar një vit 2023 të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night”.
Nga ana tjetër ylli i muzikës botërore po përgatitet për sjelljen e albumit të tretë në tregun muzikor. Këngëtarja ka zbuluar se e ka lënë duhanin gjatë një interviste në emisionin “Late Night With Seth Meyers” të martën në mbrëmje.
Nuk është e qartë saktësisht se kur këngëtarja filloi të pinte duhan, por pasi vuajti nga inflamacioni i laringitit në dhjetor të vitit 2021, ajo ndjeu nevojën për ta lënë duhanin për hir të turneut të saj.