Dua Lipa, ikonë elegance në paraqitjen e saj për Chanel
Dua Lipa ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj mahnitëse për Chanel në Paris.
Këngëtarja me famë botërore u shfaq me një fustan të zi elegant, të kombinuar me një fjongo të zezë klasike që theksonte thjeshtësinë dhe sofistikimin e stilit të saj, transmeton klankosova.tv.
Duke përfaqësuar markën ikonike, Dua Lipa tregoi edhe një herë pse është një nga yjet më të ndjekur në botën e modës dhe muzikës.