Drita përforcon mesfushën me francezin Kemelho Nguena

Drita përforcon mesfushën me francezin Kemelho Nguena

FC Drita ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër, duke prezantuar mesfushorin francez Kemelho Nguena si përforcimin e radhës për ekipin.

Nguena vjen pas një eksperience në kampionatin e Letonisë, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrave Riga FC dhe Auda, duke fituar minuta dhe përvojë të vlefshme në futbollin evropian.

Njoftimi i FC Drita:

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë me futbollistin tonë më të ri, francezin Kemehlo Nguena.

Nguena së fundmi ishte pjesë e kampionatit të Letonisë me ekipin e Rigës dhe Audës dhe do të jetë një forcë shtesë në repartin e mesfushës.

Kemelho ka nënshkruar kontratë me ne deri në qershor 2027.

Bienvenue Kemelho