
Drita njofton për largimin e një futbollisti
Gjatë ditës së sotme, kampionia e Kosovës Drita, ka njoftuar për largimin e lojtarit të tyre.
Bëhet fjalë për Derrick Bonsu, i cili ndërpren bashkëpunimin me klubin gjilanas pas vetëm 1 viti.
Kjo u bë e ditur nga klubi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.
Bonsu, ka bërë vetëm 9 paraqitje me “Intelektualët”, ndërsa ka arritur të shpallet edhe kampion sezonin e kaluar.
