Drita – Malisheva luajnë sot në Gjilan

Drita – Malisheva luajnë sot në Gjilan

Skuadra e Dritës sot luan ndeshjen e mbetur të javës së parë në Superligën e Kosovës.

Klubi gjilanas e pret në shtëpi Malishevën e Bekim Isufit, të cilët janë në formë të jashtëzakonshëm, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan nga ora 15:00.

Trajneri Ramadani tha se Malisheva nuk është befasi, por që ka një potencial të madh në ekip.

“FC Malisheva nuk është befasi, ka potencial brenda grupit. Neser na pret ndeshja FC DRITA – FC Malisheva, ndeshje e xhiros së parë e mbetur pa u zhvilluar për shkak të angazhimeve tona në Evropë”, u shpreh trajneri Zekirija Ramadani.

Kujtojmë se pas pesë xhirosh, Malisheva ka grumbulluar 10 pikë (një ndeshje më pak), kurse Drita vetëm tri pikë (tri ndeshje më pak).