Drita fiton me përmbysje ndaj Llapit dhe lë Ballkanin 5 pikë prapa

Drita fiton me përmbysje ndaj Llapit dhe lë Ballkanin 5 pikë prapa

Nuk është sulmues, por aspak kjo s’paraqiti problem për të shënuar “hat-trick”.

Albert Dabiqajt, shfaqi ndeshjen më të mirë prej që iu bashkua “Intelektualëve” dhe me tre golat e tij i dha fitoren e nëntë kampionale, Dritës, duke e “gozhduar” vendin e parë në tabelë.

Ky triumf e ngrit në 5 dallimin e pikëve që gjilanasit tani kanë me ndjekësin e parë, kampionin në fuqi, Ballkanin.

Pavarësisht se Llapi mori avantazhin në ndeshjen e sotme, kur Blendi Baftiu shënoi në minutën e 22-të, gjilanasit nuk u dorëzuan, duke u rikthyer fuqishëm në fraksionin e dytë, raporton Klankosova.tv.

Vendasit barazuan në minutëne  51-të, por VAR-i e anuloi golin, si shkak i një ndërhyrje të palejuar që Manaj e bëri ndaj Blakqorit.

Por “Intelektualët” nuk u ndalën, duke shënuar edhe dy herë të tjera, me anë të Albert Dabiqaj.

Kjo fitore e dërgon Dritën në kuotën e 31 pikëve, para Ballkanit që ka 26 e Malishevës e cila ka grumbulluar 25 sosh.

Llapjanët pas humbjes së sotme, mbeten me 16 pikë, dhe të zhytur në krizë të thellë, duke e gjetur vetën në zonën e barazhit, me rrezik largimin nga elita.