
Drita e Prishtina kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës
Janë dashur penalltitë për tu përcaktuar gjysmëfinalisti në sfidën mes Dukagjinit e Dritës.
As koha e rregullt e as vazhdimet nuk prodhuan fitues e madje as gola.
Me anë të penalltive, më të saktë u treguan futbollistët e Dritës, të cilët shënuan katër herë e humbën një, ndërsa klinasit tri herë dhe e humbën dy. Kështu, Drita me rezultatin 3:4 pas penalltive, kalon në fazën gjysmëfinale.
Asaj në gjysmëfinale i bashkohet edhe Prishtina, e cila e deklasoi ekipin e Trepçës’89 si vendase me rezultatin 5:1.
Plot katër gola u shënuan në pjesën e parë dhe që të gjitha i realizoi Prishtina.
Që në minutën e tetë të takimit, vendësit kaluan në avantazh me golin e Leotrim Kryeziut.
Në minutën e 25-të, shifrat u dyfishuan nga Ardian Muja, i cili realizoi një super gol.
Në listën e realizatorëve hyri edhe Mërgim Pefqeli, i cili u tregua i saktë nga pika e bardh në minutën e 40-të.
Ky rezultat zgjati vetëm katër minuta, pasi që për poker u përkujdes Hasan Hyseni, i cili kaloi me lehtësi mbrojtjen kundërshtare, së bashku me portierin për ta quar topin në portë.
Krejt çka bën mitrovicasit në pjesën e dytë, ishte ky gol i realizuar në minutën e 72-të. Për rezultatin përfundimtar 5:1 u përkujdes i sapo inkuadruari në lojë, Igball Jashari. Dy skuadrat tjera që do t’iu bashkangjiten Dritës e Prishtinës, do të mësohen gjatë së enjtes. Malisheva do të përballet me Ballkanin, derisa Vjosa e pret Suharekën.