
Drita e Ballkani e nisin stinorin pranveror me fitore
Liderja e Albi Mall Superligës së Kosovës, Drita, e ka nisur pjesën e dytë të garave me fitore, duke e mundur Malishevën, me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar të premten, në kuadër të javës së 19-të. Përballë tifozëve të vet, Drita tregoi paraqitje më të mirë gjatë pjesës së dytë, kur edhe e gjeti rrugën e golave. Besnik Krasniqi ishte hero i ndeshjes, duke shënuar dy herë në minutat 61 dhe 78. Me këtë fitore, Drita ka arritur në kuotën e 43 pikëve, ndërkohë që Malisheva qëndron e treta me 30 pikë.
Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Ballkani, e kanë nisur stinorin pranveror me fitore 1:0 kundër Dukagjinit në Suharekë. Pas një ndeshjeje të luftuar, goli i fitores erdhi në minutën e fundit të kohës shtesë, me autor Sunday Adetunji. Me këtë triumf, Ballkani arrin në kuotën e 36 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Dukagjini mbetet në pozitën e shtatë me 21 pikë.