Drita ka barazuar 2:2 me Inter D’Escaldes, në ndeshjen e parë të fazës së “play-off”-it për kualifikim në fazën e ligës në UEFA Conference League, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Hajdin Salihu kaloi kampionët e Kosovës në epërsi që në minutën e 4-t, por mysafirët nga Andorra barazuan në minutën e 13-të përmes Doni Berlangas.
Blerim Krasniqi riktheu epërsinë për Dritën në minutën e 42-të, pas asistimit të Igball Jasharit, ndërsa David Lopez vendosi rezultatin përfundimtar 2:2 në minutën e 56-të.
Skuadra që do të kualifikohet në fazën e ligës do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

