Driloni: Po të mund ta ktheja kohën, s’do ta fëlliqja gojën si disa këtu
Publiku e ka pyetur Drilonin se “a ka ndonjë moment për të cilin do të doje të ktheheshe pas dhe ta ndryshoje, pse?”, gjatë darkës së finalistëve.
Driloni tha se do ta ndryshonte mënyrën e sjelljes brenda shtëpisë më të famshme në vend.
“Po. Nëse do të mund të ndryshoja është se për shembull janë disa njerëz këtu që s’e kanë pasur problem ta fëlliqin gojën dhe më kanë detyruar edhe mua që ta fëlliqi gojën”.
“Në atë moment që e kam fëlliq gojën unë, jam qenë njëjtë si ta. E këtë, gjë, nëse do të mund ta ktheja kohën, do ta ndryshoja”, tha Driloni, njofton Klankosova.tv.