Dreshaj: Evropa ta rishikojë qëndrimin ndaj Kosovës
Shemsedin Dreshaj, deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për situatën politike në vend, veçmas për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe integrimin e Kosovës në BE.
Dreshaj, lidhur me përgjigjen e BE-së ndaj kryeministrit Kurti që dialogu dhe procesi i integrimit në BE të shkojnë ndaras, tha se obligimet ndërkombëtare duhen përmbushur.
“Me sa duket këto dy procese edhe më herët janë paraqitur të integruara njëra me tjetrën”, tha deputeti Dreshaj në ‘InfoPlus’, në RTK.
Ai tha se propozimi i kryeministrit Kurti ka qenë akt politik, sepse, shtoi Dreshaj, edhe ai e ka ditur se është e pamundur të ndahen njëra me tjetrën.
Dreshaj më tej shtoi se Evropa duhet që ta rishikojë qëndrimin ndaj Kosovës.
“Evropa duhet të ndalet e të mendojë mirë lidhur me qasjen e saj ndaj Serbisë dhe ndaj Kosovës”, theksoi, mes tjerash, deputeti Dreshaj.