Drenica me përforcime të reja, synon superligën
Pas Igball Jasharit, Drenica në radhët e veta ka sjellur një tjetër përforcim.
Nga futbollisti i Prishtinë, skuadra nga Skenderaj u hodh në aksion te skuadra tjetër drenicase, Feronikeli’74.
Bëhet fjalë për Armend Gashin, i cili kaloi një pjesë të sezonit në Superligë.
Gashi për Niklin i ka zhvilluar 13 ndeshje dhe ka arritur të shënojë një gol.
Me këto përforcime në afatin kalimtar të janarit, ekipi i Arsim Thaçit synon elitën e futbollit kosovar, ku ishte pjesë për shumë vite.