Drenasi shpallë ‘’Qytetarë nderi’’ Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Drenasi shpallë ‘’Qytetarë nderi’’ Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, janë shpallur qytetar nderi të Komunës së Drenasit.

Kjo pas propozimit të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

‘’Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, shpallen qytetar nderi të Komunës së Drenasit në mbledhjen e rregullt të Kuvendit.Propozimi i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci për shpalljen e “Qytetar Nderi” të Komunës së Drenasit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, është votuar me vota unanime nga anëtarët e Kuvendit të Komunës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të mbajtur më datën 27.12.2023’’, thuhet në njoftim.

Theksojmë se tash e sa vite krerët e UÇK-së po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.