Drejtuesit e KOK-ut presin në takim udhëheqësit e Federatës për Rowing të Kosovës

Drejtuesit e KOK-ut presin në takim udhëheqësit e Federatës për Rowing të Kosovës

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë mirëpritur sot udhëheqësit e Federatës për Rowing të Kosovës, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Limani.

Federata e Rowingut e Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar mbajti Kuvendin Themelues, në të cilin zgjodhi organet drejtuese.

Presidenti Krasniqi përgëzoi drejtuesit e rowingut për themelimin e federatës, derisa u shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në zhvillimin dhe masivizimin e këtij sporti në Kosovë.

Nga ana e tij, kryetari Limani falënderoi KOK-un për mikpritjen dhe theksoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë në hapat e ardhshëm të federatës.

Gjatë takimit u diskutua edhe procesi i anëtarësimit të Federatës së Rowingut të Kosovës në KOK dhe në federatat ndërkombëtare përkatëse, ku drejtuesit e KOK-ut konfirmuan mbështetjen e tyre të plotë për këtë proces.

#Federataperrowingekosoves #rowing