Drejtuesit e KOK-ut presin në takim presidentin e Federatës Ballkanike të Gjimnastikës

Drejtuesit e KOK-ut presin në takim presidentin e Federatës Ballkanike të Gjimnastikës

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë mirëpritur presidentin e Federatës Ballkanike të Gjimnastikës, Suat Çelen, njëherit kryetar i Federatës së Gjimnastikës së Turqisë, i cili shoqërohej nga udhëheqësit e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, në krye me kryetarin Shkumbin Maqastena.

Presidenti Krasniqi, duke e njohur presidentin Çelen me sukseset e sportit tonë, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin si me FGJK-në për zhvillimin dhe masivizimin e gjimnastikës në vendin tonë.

Palët diskutuan edhe për gjetjen e mundësive të reja të bashkëpunimit mes KOK-ut dhe Federatës Ballkanike të Gjimnastikës, si dhe atë të Turqisë, për të avancuar edhe më tej gjimnastikën në Kosovë.