Drejtuesit e KOK-ut presin institucionet me të cilat kanë bashkëpunim

Drejtuesit e KOK-ut presin institucionet me të cilat kanë bashkëpunim

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Ismet Krasniqi, nënpresidenti Milaim Kelmendi dhe udhëheqësja për marrëdhënie ndërkombëtare, Rejhan Halili, kanë pritur përfaqësues të institucioneve të ndryshme, me të cilat KOK-u ka një bashkëpunim të frytshëm.

Në takim morën pjesë: Bajram Shabani, shef i sektorit për planifikim permanent dhe koordinim operacional, Fatos Statovci, menaxher në terminalin VIP, Ilir Muçaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Adea Koçmezi, zyrtare në Protokollin e Shtetit.

Presidenti Krasniqi falënderoi përzemërsisht të gjithë përfaqësuesit për bashkëpunimin e shkëlqyer, kontributi i të cilëve ka pasur ndikim tejet pozitiv në organizimet ndërkombëtare të KOK-ut, me theks të veçantë vizitën e presidentit të IOC, Thomas Bach dhe personaliteteve tjera ndërkombëtare, me rastin e 10-vjetorit të njohjes së KOK-ut nga IOC. Ai theksoi se kjo mbështetje ka ndihmuar në lehtësimin e procedurave për mysafirët e huaj, hyrjen përmes zonës VIP, si dhe në procesin e vizave dhe përcjelljen shtetërore.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e institucioneve falënderuan KOK-un për mikpritjen dhe vlerësimin e këtij bashkëpunimi, duke premtuar vazhdimësinë e tij edhe në muajt dhe vitet e ardhshme.