HomeAktualeDrejtues të Universitetit "Ahi Evran” të Turqisë vijnë në UP për bashkëpunim

Drejtues të Universitetit “Ahi Evran” të Turqisë vijnë në UP për bashkëpunim

spot_img

Një delegacion nga Universiteti „Ahi Evran” i qytetit Kırşehir në Turqi erdhi në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit.

Në takim u tha se lidhjen më të mirë mes dy institucioneve të arsimit të lartë mund ta bëjnë profesorët nga të dy universitetet që gjatë komunikimeve të tyre mund të gjejnë pika me interes të përbashkët.

U ra dakord që të bashkëpunohet nëpërmjet mobiliteteve të programeve evropiane, në të cilat përfshihet shkëmbimi i studentëve e profesorëve dhe projektet e përbashkëta. Gjithashtu zyrtarët e të dy universiteteve u pajtuan që të identifikohen fushat ku mund të ndërveprohet, në mënyrë që në të ardhmen të nënshkruhet ndonjë memorandum bashkëpunimi. U konstatua se një marrëveshje e tillë duhet të jetë e mbushur me përmbajtje e jetë dhe kurrsesi të mos mbetet vetëm e shkruar në letër.

Rektori i Universitetit „Ahi Evran” të Kırşehir-it, prof. Mustafa Kasım Karahocagil, tregoi se ky universitet ka 20 mijë studentë, 1000 profesorë dhe 10 fakultete, ndërsa është nga universitetet e pakta në botë që vlerësimin e studentëve e bën në mënyrë krejtësisht elektronike. Ai përmendi edhe veçanti tjera të institucionit që drejton. Fokusimin te proceset e rritjes së cilësisë së arsimit të lartë, por edhe orientimet nga teknologjia më e re, turizmi shëndetësor e ndërtimi i serrave bujqësore.

Rektori, prof. Arben Hajrullahu, i njoftoi mysafirët e tij me historinë e Universitetit të Prishtinës, duke u treguar se UP-ja është universiteti më i madh, më i vjetër dhe i ranguari më së larti nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.

Në UP, përveç rektorit, prof. Karahocagil, erdhën edhe koordinatori i Erasmus dhe marrëdhënieve me jashtë i Universitetit „Ahi Evran”, prof. Mahmut Sarı dhe konsulenti arsimor në Ambasadën e Republikës së Turqisnë në Prishtinë, z. Veysel Erdel, të shoqëruar nga prodekani për mësim dhe cilësi i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, prof. Isa Sulçevsi.

 

Lajmet e Fundit

Fruthi në Kosovë: 25 raste të reja vetëm gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rritje të...

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa...

Agim Ademi pret ish-futbollistin e Kosovës, Enis Alushi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

PDK: “Edhe sot jemi para Qeverisë”, i bëjnë thirrje Kurtit të vijë në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se edhe sot do të jetë para ndërtesës...

Më të lexuarat

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...