Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në Mitrovicë ndan 250 shporta për mbeturina

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në Mitrovicë ndan 250 shporta për mbeturina

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit ka ndarë sot 250 shporta për mbeturina tek banorët e qytetit, si përgjigje të kërkesave të shumta të shprehura më herët në zyret e drejtorisë përkatëse.

Drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, është shprehur i lumtur për reagimin pozitiv të qytetarëve ndaj kësaj iniciative për të përmirësuar menaxhimin e mbeturinave në komunitet.

Me këtë rast, ai ka theksuar se Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit synon të vazhdojë me projekte të tjera me qëllim krijimit të një mjedisi më të pastër dhe më të qëndrueshëm për të gjithë komunitetin tonë.