Drejtori i Departamentit të Rendit mban takim me eproret rajonal të policisë
Drejtori i policisë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, kolonel Faton Alija bashkë me stafin e tij priti në takim punë Drejtorin e Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike, Arbnesh Ajvazi.
Në takim u bisedua për sigurinë në Rajonin e Prizrenit si dhe u raportua dhe u analizua raporti 6-mujor i punës i vitit 2024 dhe realizimi i objektivave gjatë këtij 6-mujori.
U bisedua edhe për punën e mirë që ka bërë Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në ngritjen e sigurisë dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në policinë e Kosovës.
Nga drejtori Ajvazi dhe Alija u kërkua që të intensifikohet puna në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale dhe në të ardhmen,
Theks i veçantë u dha realizimit të planeve operative që janë në fuqi, sidomos gjatë këtyre dy muajve kur me ardhjen e gurbetqarëve do të rritet edhe fluksi i qytetarëve.