Drejtori i AKI-së raporton lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në vend

Drejtori i AKI-së raporton lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në vend

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të drejtuar nga kryetarja Ganimete Musliu.

Në mbledhje ka raportuar drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, me fokus të veçantë në veri të vendit, si dhe aspekte të ndryshme që ndërlidhen me funksionimin e brendshëm të AKI-së.