HomeAktualeDr. Metë Shatri i bashkohet LV-së dhe është pjesë e listës për...

Dr. Metë Shatri i bashkohet LV-së dhe është pjesë e listës për deputet

spot_img

Kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e radhës në këtë parti për zgjedhjet e 7 qershorit.

“Dr. Metë Shatri i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe është pjesë e listës sonë për deputet. Ka lindur në fshatin Tomoc të Komunës së Istogut dhe vjen nga një familje me traditë atdhetare dhe kontribut të mirënjohur për çështjen kombëtare. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Istog, ndërsa studimet universitare i ka vazhduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Stomatologji, ku ka diplomuar në vitin 2013. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2020 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës. Gjatë rrugëtimit të tij profesional ka ndjekur trajnime dhe avancime të shumta profesionale, duke qenë vazhdimisht i angazhuar në zhvillimin dhe përsosjen e mëtejme në fushën e stomatologjisë. Është themelues dhe udhëheqës i ordinancës specialistike stomatologjike “DentLine”, ku ushtron veprimtarinë e tij profesionale”, ka njoftuar Kurti në “Facebook”.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...