Dortmundi interesohet për Zhegrovën
Pas skuadrës së njohur spanjolle, Real Sociedad, të enjten është raportuar për një skuadër tjetër të madhe që interesohet për Edon Zhegrovën.
Gjiganti gjerman, Borussia Dortmund ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, raporton “derwesten.de”.
Interesim për Zhegrovën kanë shprehur edhe klube tjera nga Gjermania, Franca, Anglia, Spanja dhe Italia.
Raportohet se Zhegrova është i hapur të largohet nga Lille këtë edicion, ndonëse ekipi francez për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro.
24-vjeçari ka 6 gola e 7 asistime në 25 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa me Lillen ka kontratë deri në vitin 2026.
Ai është pjesë e Lillet prej janarit të vitit 2022 kur iu bashkua nga skuadra e Baselit.