Dortmundi e eliminon PSV-në, kalon në çerekfinale
Dortmundi është çerekfinalisti i radhës në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Ekipi gjerman triumfoi pastër 2:0 në shtëpi ndaj PSV-së, në duelin kthyes të 1/8 së finales. Dueli i parë i zhvilluar në Holandë u mbyll baraz, 1:1.
Jadon Sancho sonte kaloi në epërsi vendasit në minutën e tretë të ndeshjes.
E krejt në sekondat e fundit shënoi edhe Marco Reus për 2:0.