Dortmund në çerkefinale të Champions, përmbys Lille në Francë, verdhezinjtë i pret Barcelona

Dortmund në çerkefinale të Champions, përmbys Lille në Francë, verdhezinjtë i pret Barcelona

Dortmund kualifikohet në çerekfinalen e Champions League, pasi eliminoi Lille. Pas barazimit 1-1 në aktin e parë, gjigandi gjerman triumfoi me përmbysje 1-2 në Stade Pierre-Mauroy (Villeneuve d’Ascq).

Francezët kaluan në epërsi që në minutën e pestë me David, i cili përfitoi në maksimum nga një gafë e portierit Kobel.

Verdhezinjtë ushtruan presion në pjesën e parë, por shifrat mbeten të njëjta. Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Kovac fituan penallti, 11-metërsh i përkthyer në gol nga Can. Përmbysja e madhe mban firmën e Beier, pak më vonë.

Në fazën tjetër, Dortmund do të ketë një pengesë mjaft të madhe, pasi do përballet me Barcelonën.