Sipas këtij amendamenti kryesi i një krimi nuk mund të pranojë falje presidenciale në rast se vepra është kryer.
Dorëhiqet presidentja e Hungarisë
Presidentja e Hungarisë ka dhënë dorëheqjen. Katalin Novak është përballur me presione dhe kritika të forta, për shkak të një vendimi të saj të marrë nga vetë ajo për faljen e një të dënuari për abuzim seksual të fëmijëve.
46-vjeçarja njoftoi në një mesazh televiziv të shtunën se do të tërhiqej nga presidenca, një detyrë që e mban që nga viti 2022.
Të premten u zhvilluan protesta në kryeqytetin hungarez në Budapest ku kërkuan dorëheqjen e Novak.
Vetëm dy ditë më parë ka qenë kryeministri Viktor Orban i cili kishte paralajmëruar një amendament kushtetues lidhur me skandalin e Novak.