Dorëhiqet presidenti dhe aksionari kryesor te FC Suhareka, Rrustem Aliaj
Presidenti i klubit Suhareka ’23, Rrustem Alija, ka dhënë dorëhqeje.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë biznesmeni i njohur, me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, një vendim të tillë ka qenë duke e analizuar tash e një kohë.
“Ka qenë një nder i madh dhe privilegj të jem pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm, duke pasur mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e tij dhe në përparimin e futbollit në komunitetin tonë. Së bashku kemi kaluar momente të paharrueshme, sfida të mëdha dhe suksese që na kanë forcuar si ekip dhe si familje”, ka shkruar Aliaj.
Binzesmeni i njohur ndër të tjera ka thënë se vlerëson që është momenti për ndryshime.
“Besoj se tani është momenti i duhur për një ndryshim dhe për t’i hapur rrugë energjive të reja që mund ta çojnë klubin në nivele edhe më të larta. Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë ju që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi: lojtarët për përkushtimin dhe punën e palodhshme, stafin për profesionalizmin e treguar dhe tifozët tanë të jashtëzakonshëm për mbështetjen e tyre tëpandërprerë”, potencoi tashmë ish-nimri një i kësaj skuadre.