Dorëhiqen nga Komisionet Lokale të Zgjedhjeve 4 përfaqësuesit e Listës Serbe
Janë dorëhiqur nga Komisionet Lokale të Zgjedhjeve 4 përfaqësuesit e Listës Serbe.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’ua konfirmoj se kemi pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe.Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare”, ka thënë Elezi.
Ai tha se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së.