Donnarummën e duan në Angli, vlen 60 milionë euro

Donnarummën e duan në Angli, vlen 60 milionë euro

Sirena angleze për Gigio Donnarummën. Kapiteni i kombëtares italiane ishte ndër të paktët lojtarë të skuadrës së kaltër që bëri mirë në Euro 2024, teksa me pritjet e tij i bëri më pak të dhimbshme disfatat e ekipit të Spallettit.

25-vjeçari ndodhet nën kontratë me PSG-në deri në 2026, por në gjurmët e tij është vënë Manchester City.

Pep Guardiola që e cilëson “gardianin” italian si zëvendësuesin perfekt të brazilianit Ederson, i cili është pranë transferimit në Arabinë Saudite.

Bisedimet e rinovimit me kampionët e Francës pritet të ndërpriten për momentin pas interesimit nga Premier League.

Shtypi britanik thekson se së shpejti drejtuesit e Citizens do të paraqesin një ofertë zyrtare te homologët e PSG-së për titullarin mes shtyllave.

Donnarumma përfiton 12 milionë euro në sezon, ndërkohë që kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Shumë që kampionët e Anglisë nuk e kanë aspak problem ta paguajnë.

Gjithsesi, te PSG nuk duan të privohen nga shërbimet e italianit.

Por mund të dorëzohen përballë dëshirës së shtatlartit për të provuar një eksperiencë tek ekipi që ka dominuar futbollin anglez në vitet e fundit.