Donjeta Sadikun dhe vëllezërit Bajoku përfaqësojnë Kosovën në Kupën Botërore ‘Feliks Stamm’

Donjeta Sadikun dhe vëllezërit Bajoku përfaqësojnë Kosovën në Kupën Botërore ‘Feliks Stamm’

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Rrugëtimi i radhës është Kupa e Botës “Feliks Stamm”, që mbahet nga 10 deri me 17 maj në Varshavë të Polonisë.

Ekipi i Kosovës përfaqësohet me Donjeta Sadikun (60 kg), e cila do të udhëhiqet nga u.d. selektorja Marjola Sallauka.

Në konkurrencën e djemve, marrin pjesë vëllezërit Bashkim Bajoku (55 kg) dhe Shpetim Bajoku (70 kg), të cilët udhëhiqen nga selektori, Faton Xhakli. Krahas medaljeve, turneu është i vlefshëm edhe për të fituar pikë për ranglistën ndërkombëtare. I ftuar nga Federata Botërore (Ëorld Boxing), për të ndarë drejtësinë është edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.