
Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun “Brussels Capital”
Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, po vazhdon me formë të lartë të përfaqësimit në garat ndërkombëtare. Ajo fitoi medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brusels Capital”, të mbajtur në Belgjikë.
Sadiku shënoi tri fitore, ndërsa në finale mundi italianen Nicole Rebecca, kategoria -60 kg.
Është ky turneu i parë nën drejtimin e “World Boxing”, në të cilin u përfaqësua Federata e Boksit e Kosovës.
Paraqitje relativisht të mirë patën edhe boksierët tjerë. Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli.