Doli lojtar i lirë dy ditë më parë, Kristal Abazaj gjen menjëherë skuadër
Kristal Abazaj doli si lojtar i lirë para dy ditësh pasi i përfundoi kontrata me skuadrën turke të A. Keciörengücü, te e cila ishte transferuar verën e vitit që lamë pas.
Ai ka gjetur menjëherë skuadër dhe sipas “infOSport.mk”, do të jetë përforcimi më i bujshëm i Shkëndijës së Tetovës në këtë merkato dimri.
Abazaj është një lojtar me shumë eksperiencë, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në Belgjikë me Anderlehtin dhe në Kroaci me Osijekun, ndërkohë në futbollin shqiptar ka luajtur me Elbasanin, Luftëtarin, Skënderbeun, Kukësin dhe së fundmi Tiranën.
Në Superiore numëron gjithsej 150 ndeshje dhe 39 gola.