Doktori i shkencave juridike, Murtez Zekolli, i bashkohet Nismës Socialdemokrate

Doktori i shkencave juridike, Murtez Zekolli, i bashkohet Nismës Socialdemokrate

Nismës Socialdemokrate i është bashkuar të mërkurën Murtez Zekolli, i cili mban titullin doktor i shkencave juridike.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se Zekolli gjatë luftës ishte një bashkëluftëtar i dalluar, derisa pas lufte nuk rreshti aktivitetin në të mirë të shtetit dhe shoqërisë.
Limaj ka thënë se dr. Zekolli do të jetë vlerë e shtuar për subjektin e tyre politik.

“Kemi nderin dhe kënaqësinë t’i urojmë mirëseardhje dr. Murtez Zekollit. Z. Zekolli, një personalitet i nderuar i bashkohet subjektit tonë politik me një bagazh kombëtar dhe intelektual, që rrjedh nga një familje patriotike e liridashëse. Si profesionist i dëshmuar, z. Zekolli mban titullin doktor i shkencave juridike, gjatë luftës ishte një bashkëluftëtar i dalluar, derisa pas lufte nuk rreshti aktivitetin në të mirë të shtetit dhe shoqërisë. Si ish-kandidat për kryetar të komunës së Suharekës, ai njeh mirë problemet dhe hallet e qytetit të tij por, natyrisht, edhe temat kombëtare e profesionale. Dr. Zekolli është vlerë e shtuar për subjektin tonë politik. Urime dhe suksese të përbashkëta në objektivat tona, duke respektuar të kaluarën tonë historike dhe duke punuar për të ardhmen euroatlantike”, ka thënë Limaj.