Dogana parandalon një rast të kontrabandës në Vërmicë, 128 kg produkte ushqimore

Dogana parandalon një rast të kontrabandës në Vërmicë, 128 kg produkte ushqimore

Dogana e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës në Vërmicë.

Siç bëhet e ditur, pas ndalimit të kontrollit është zbuluar mall i kamufluar fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh.

Në njoftim thuhet se pesha e mallit ka qenë 128 kilogram.

Komunikata:

Parandalohet kontrabanda në Vermicë

Vermice, 24 shkurt 2024 në pikëkalimin kufitar të Vërmicës është parandaluar kontrabandimi i produkteve ushqimore. Pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti është zbuluar mall i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh. Malli i padeklaruar është si vijon:

Karkaleca: 60 kg neto

Kallamar dhe oktapod:59.5 kg

Gjel deti me Aragost: 8.5 kg neto

Pesha totale e mallit është 128 kg.

Bazuar në këtë fakt, pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar në bazë të nenit 250 të Kodi Doganor të Republikës së Kosovës. Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvatje doganore.