HomeAktualeDogana e Kosovës zbulon 113 telefona të kontrabanduar në një biznes dhe...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona të kontrabanduar në një biznes dhe banesë

spot_img

Dogana e Kosovës ka zbuluar 113 telefona mobilë të kontrabanduar gjatë një operacioni kontrolli të zhvilluar mbrëmjen e së premtes në një biznes që merret me tregtimin e telefonave mobilë dhe në një banesë në afërsi të tij.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, operacioni është realizuar më 23 tetor, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative.

Fillimisht, zyrtarët doganorë kanë kontrolluar lokalin afarist, ndërsa më pas kontrolli është zgjeruar edhe në një banesë që dyshohet se shfrytëzohej për fshehjen dhe ruajtjen e telefonave të kontrabanduar.
Gjatë operacionit janë zbuluar 113 telefona të markave dhe modeleve të ndryshme, përfshirë Apple iPhone, Samsung Galaxy, Xiaomi, Redmi, POCO, Google Pixel, OnePlus dhe Huawei.

Sipas Doganës, për telefonat e sekuestruar personi përgjegjës nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën e ligjshme të mallrave, importimin përmes procedurave të rregullta doganore apo pagesën e detyrimeve përkatëse.

Të gjithë telefonat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës, ndërsa ndaj personit të dyshuar janë ndërmarrë veprimet procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Personi i dyshuar është intervistuar nga zyrtarët kompetentë dhe, me urdhër të prokurorit të rastit, është liruar për t’u proceduar në procedurë të rregullt.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet për luftimin e kontrabandës dhe ekonomisë joformale, duke u bazuar në informacione operative dhe analiza të rrezikut.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...