Dogana e Kosovës mbështet Iniciativat Globale të Trajnimit të Organizatës Botërore të Doganave

Dogana e Kosovës mbështet Iniciativat Globale të Trajnimit të Organizatës Botërore të Doganave

Dogana e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë pjesëmarrjen e Atasheut tonë Doganor,  Bekim Mehmetaj, ekspert i akredituar i Organizatës Botërore të Doganave (WCO), në një kurs të specializuar trajnimi për Asistentët Kollektorë nga Dogana e Pakistanit.

Ky iniciativë globale e Organizatës Botërore të Doganave është pjesë e Projektit për Kurrikulën e Zbatimit të Doganave për Pakistanin (CECPAK), i cili ka për qëllim të pajisë menaxherët e ardhshëm të doganave me aftësi thelbësore në zbatimin, konfiskimin dhe hetimin.

Që nga viti 2018, Dogana e Kosovës vlerësohet lartë për kontributin e saj në Organizatën Botërore të Doganave në Programin COPES përmes ekspertizës së profesionistëve tanë të akredituar.

Këto përpjekje jo vetëm që forcojnë zbatimin global të doganave, por gjithashtu theksojnë angazhimin e Kosovës për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndihmën në zhvillimin e kapaciteteve. Ky projekt i rëndësishëm bëhet i mundur falë mbështetjes nga Buroja e Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar për avancimin e standardeve globale të doganave dhe përforcimin e partneriteteve të forta ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Doganave