
Djathtistët evropianë mbështesin Salvinin para vendimit gjyqësor për emigrantët
Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini, i cili përballet me mundësinë e dënimit deri me gjashtë vjet burgim, pasi kishte refuzuar që të lejonte ankorimin e një anijeje me migrantë më 2019, në kohën kur ishte ministër i Brendshëm.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe nacionalisti holandez, Greet Wilders, iu bashkuan politikanëve të tjerë nga e mbarë Evropa për t’u adresuar në tubimin vjetor të Partisë Liga të Salvinit, që u mbajt në Pondita në veri të Italisë, raporton Rel.
“Ju jeni heroi ynë. Ne jemi me ju, prandaj kemi ardhur këtu”, tha Wilders, partia e të cilit, që është kundër islamit, për herë të parë gjatë këtij viti u bë pjesë e Qeverisë në Holandë, teksa ekstremi i djathtë ka shënuar rritje në kontinentin evropian.
Parti të ekstremit të djathtë në Evropë në qershor u bashkuan duke krijuar grupin e Patriotëve për Evropën – grupimi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian – dhe këto parti synojnë të zvogëlojnë fuqinë e Brukselit dhe të ndalin imigrimin ilegal.