Djali i ish-presidentit Thaçi mbajti fjalim emocionues

Djali i ish-presidentit Thaçi mbajti fjalim emocionues

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, mbajti një fjalim emocionues gjatë akademisë për Haxhi Thaçin.

Ai ka përmendur dhimbjen dhe padrejtësinë që ka ndjerë familja, veçanërisht Hashim Thaçi, që nuk u lejua të kthehej në Kosovë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit nga babait të tij.

“Babin nuk e lejuan të japë lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, ka thënë Endrit Thaçi.