Djali e shtynë babanë nga shkallët në Pejë

Djali e shtynë babanë nga shkallët në Pejë

Një konflikt verbal ka eskaluar në fizik mes një djali dhe babait të tij në Pejë.

I dyshuari raportohet të ketë shtyrë babanë, me ç’rast, i njëjti është rrëzuar shkallëve të shtëpisë.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e së dielës, teksa viktima e ka raportuar si rast në polici gjatë ditës së djeshme.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore, por ka refuzuar të marrë tretman mjekësor.