“Ditët e Kulturës Multietnike”, promovohet diversiteti kulturor në Prizren
Këngët dhe vallet tradicionale të të gjitha komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe veshjet tradicionale, ishin fokus i aktivitetit të Shoqatës Kulturore Artistike “Sarski Behar”, të organizuar në Kino Lumbardhi në Prizren, ka njoftuar MKRS-ja.
Pikë e veçantë e programit ishte “Nusja e Ljubinjës”, një traditë shekullore e komunitetit boshnjak në rajonin e Prizrenit.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashqi, zëvendësministri i Kulturës, Sylejman Elshani, zëvendëskryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bahrim Shabani, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe artdashës
Ky aktivitet kulturor është organizuar nga SHKA “Sarski Behar” dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës.