Ditëlindja e 25-të e valutës Euro, kur e vuri në përdorim Kosova
Dje janë bërë 25 vjet që nga prezantimi i valutës Euro. Euro ishte prezantuar për herë të parë më 1 janar 1999. Tri vite më vonë ishin lansuar monedhat dhe kartëmonedhat që i përdorim edhe sot.
Ditëlindjes së Euro’s i ka kushtuar një postim Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ku theksohet se si monedha ka lidhje të veçantë me Ballkanin Perëndimor, derisa përmendet se në Kosovë kjo monedhë ka hyrë në përdorim në vitin 2002, raporton Express.
Që nga viti 1999, euro ka qenë monedha e 20 shteteve të BE-së që përbëjnë Eurozonën, si dhe shteteve të tjera evropiane si Andorra, Vatikani, San Marino dhe Monako. Për më tepër, Euro ka një lidhje të veçantë me Ballkanin Perëndimor dhe ka qenë valutë në Mal të Zi, dhe – siç e dini të gjithë – Kosovë. Në këto dy vende, marka gjermane u miratua për arsye ekonomike dhe politike, dhe për rrjedhojë vendet, së bashku me Gjermaninë, kaluan nga përdorimi i Markës në Euro në 2002. Ky udhëtim e ka kthyer euron në një histori suksesi, duke e bërë të lehtë si tregtinë ashtu edhe udhëtimin🤩. Urime Euro e dashur!🍾”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.