Dita e Veteranit, Ahmetaj: Kjo është kryefesta e atyre që sollën lirinë, festa e çlirimtarëve
Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Veteranit, të organizuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka shtuar se në këtë ditë të lavdishme i kujtojnë heronjtë dhe gjithë të rënët në fushën e nderit për lirinë e Kosovës.
“Kjo është kryefesta e atyre që sollën lirinë, festa e çlirimtarëve. E falënderojmë kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për pritjen dhe për fjalimin e tij me vlera të mëdha, pastaj të gjithë veteranët e pranishëm në këtë festë, Gazmend Sylen, Faton Klinakun për fjalimet e tyre të vlefshme, por edhe kreun e partisë BDI në Maqedoni Ali Ahmetin dhe stafin e tij që kishin ardhur për t’i nderuar veteranët në këtë ditë me vlera të mëdha kombëtare”, ka shkruar Ahmetaj.
Ahmetaj, duke theksuar se vlerat e luftës çlirimtare, janë vlera kombëtare, janë liria e Kosovës. “Me këto vlera ka kuptim liria, është i fuqishëm shteti i Kosovës!”, ka shkruar Ahmetaj.